Prindër për herë të parë? Komenti i Hailey-t në foton e Justin zbulon të vërtetën



Justin dhe Hailey Bieber u vendosën së fundmi në qendër të vëmendjes pas dyshimeve se do bëhen prindër për herë të parë. Shkak u bë vetë artisti që publikoi një postim ku shfaqej krah bashkëshortes. Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve dhe ngjalli dyshimet e të gjithëve ishte mbishkrimi i fotos.“Mami dhe babi”, shkroi Justin. Fansat nisën menjëherë të komentonin nëse ata po bëhen prindër. Por, edhe këtë herë ishin thjesht aludime ose një keqkuptim.





Këtë e ka sqaruar vetë modelja në foton në fjalë ku ka bërë edhe një koment. Ajo i kërkon Justin të ndryshojë mbishkrimin sepse në të kundërt do keqkuptohet. “Mendoj se duhet ta ndryshosh këtë titull në Mami dhe Babi i Qenit para se dikush ta keqkuptojë”, shkroi ajo.






Mediat e huaja prej kohësh po shkruajnë se Hailey dhe Justin po mendojnë që ta çojnë martesën e tyre në nivelin tjetër dhe të krijojnë një familje së shpejti. Çifti i ri po flet se ku do të dëshironin të vendoseshin në të ardhmen dhe të mirëpresin fëmijët e tyre. Kujtojmë se të dy u martuan fshehurazi në një ceremoni private në gjykatën në New York në shtator 2018. Pas një viti, Justin dhe Hailey bën një dasmë madhështore në Palmetto Bluff, Karolina e Jugut, në shtator 2019.

/News31