Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, është fanse e madhe e Dua Lipës dhe ajo i dha publikisht një mesazh
Falë talentit e sukseseve të panumërta Dua Lipa ka fituar zemrat e gjithë shqiptarëve. Përfshirë këtu edhe politikanët, që rrallë prononcohen për artistët e tyre të preferuar në rrjetet sociale. Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se është fanse e madhe e Duas.
Këto ditë ajo ndodhet në Gjermani për një takim zyrtar me presidentin e Gjermanisë. Sot është dita e saj të dytë e vizitës në Berlin, teksa e shoqëruar nga eskorta gjermane, presidentja duket se ka zgjedhur me kujdes muzikën që dëshiron të dëgjojë në makinën e saj.
Osmani ka publikuar në Instastory një video ku shihet tek udhëton në Gjermani, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “Levitating” e Dua Lipës, e cila është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”. “Duke filluar ditën e dytë në Gjermani me Dua Lipën”, ka shkruar Osmani në video.
Dua e rishpërndau me ndjekësit e saj në Instagram, ku numëron mbi 72.1 milionë. “Presidentja jonë e di mirë punën”, ka shkruar artistja me origjinë nga Kosova, e që kudo e prezanton veten si shqiptare.
Edhe këngëtarja gëzon shumë simpati për Osmanin dhe e ka mbështetur gjithnjë publikisht.
/News31