Prej kohësh në paraburgim, merret vendimi i papritur për Fjolla Morinën



Fjolla Morina, prej kohësh ka problem me drejtësinë. Këngëtarja ka qenë prej kohësh në paraburgim,  që kur u arrestua në korrik në Prishtinë.





Megjithatë, sot ajo është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar për Express avokati i saj Fanol Krasniqi. Sipas tij, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe i është ndërprerë masa e paraburgimit.






Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Masa e paraburgimit i ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar.

Këngëtarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Arrestimi i parë i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

/News31