“Po niset me djeg shpirta e kam hall se të sheh nga b***ët”/ Atdheu i përgjigjet kërcënimit të Blerimit



Një përplasje virtuale mes Blerim Dautit dhe Atdhe Xharavinës ka “çmendur” sot rrjetin. Gjithçka nisi pas videos së këtij të fundit në emisionin “Në Pranga” ku ai shfaqej duke djegur foton e ish-konkurrentit. Dyshja kanë pasur konflikt edhe në “Për’puthen” më parë pas rikthimit të Atdheut në program për Antonelën, ndërkohë që Blerimi po dilte me të. “Ti më djeg foton unë do të të djeg shpirtin”, ka thënë Blerimi në një video mes tjerash duke shtuar se Atdheu prej kohësh ka tentuar ta “djegë” në mënyra të ndryshme edhe gjatë programit. “Unë dua ta pyes se si është ndjerë kur dy shokët tanë e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në b**** prej tyre? Po të them diçka unë foto nuk di të djeg, por shpirtin po. Mbaje mend këtë!”, shton ai.





Pas këtij kërcënimi të rëndë ka ardhur edhe reagimi i Atdheut.







“Loqka vogël paska reagu qënka acaru keq, paska fillu me djeg shpirta. Po niset me djeg shpirta e kam hall se të sheh nga b***ët”, shkruan ai në InstaStory.

Më pas teksa ironizon deklaratën e tij për pjesën e motorit, Atdheu ndan një foto mbi motor e thotë: “Në rast se ndjen frikë apo dhj** në brekë ky ta shpëton jetën mjafton t’i japësh gazit”.

Pas kësaj, i riu nga Kosova ka ndarë një video të përballjes së tij me Ana Lleshin, ku thekson se kjo është pjesa ku ka folur për konfliktin dhe se personi që është futur në mesin e tyre është gjallë akoma.

Më vonë Atdheu shkruan sërish në InstaStory: “Frikën veç zotit. Atij i qofshim fal askujt tjetër”.

Dhe “sagën” e postimeve e mbyll me një ilustrim me një luan përballë hienave me përshkrimin:“Ti e di ku jam”. /News31