GOSS-BIZ 18 Nëntor 2021, 21:05

Po bën namin në rrjet! Vargu i këngës së Loredanës është përgjigje ndaj Mozzik?

Po bën namin në rrjet! Vargu i këngës së Loredanës

"E gjuj një plumb për ty, o bejb!" -është refreni më i dëgjuar i momentit. Po flasim për këngën e Loredanës dhe Don Xhon "Gjuj për to", të cilën jemi të bindur që e keni dëgjuar të paktën një herë nëpër rrjetet sociale. Kur kanë kaluar vetëm 6 ditë nga publikimi, kënga numëron rreth 5 milionë klikime në YouTube dhe ka fiksuar dëgjuesit. Ajo është bërë shumë virale sidomos në TikTok ku videoja po risjellet nga fansat e dyshes me nota humori.

Ndërkohë, po në këtë rrjet social është aluduar se ky varg që po bën namin mund të jetë një përgjigje ndaj një kënge të Mozzik. Bëhet fjalë për "Madonna" të publikuar në 2020, një ndër këngët më të suksesshme të verës së këtij viti. Mes vargjesh Mozzik thotë në këtë këngë: "Nuk ia blej alltinë(armën) se s'dihet edhe vranë!" Ndërkohë, Loredana thotë: "E gjuj një plumb për ty o bejb!"

 

[video width="540" height="960" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/11/e352cd65c1bb2a2e6a3f64ec9b00e627.mp4"][/video]

Nuk dihet nëse ajo që pretendojnë fansat është vërtetë ashtu apo një rastësi, por vlen të theksohet se nuk është hera e parë që dy reperët bëjnë ping-pong përmes këngëve.

/News31