NEWS 13 Prill 2021, 16:05
Plagosen dy policë dhe një qytetar në Mamurras, zbulohen detajet
NEWS-31
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mamurras, ku dy policë dhe një qytetar kanë mbetur të plagosur.Punonjësit e policisë të patrullës që janë plagosur janë identifikuar si Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj dhe një qytetari si Nikoll Vorfi.
Mësohet se njëri nga policët është plagosur me armë dhe tjetri me sende të forta. Ndërkohë, nuk ka ende të dhëna për personin tjetër të plagosur, që është dërguar në spital.
Dy efektivët e policisë janë plagosur në këmbë, ndërkohë nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, ku ka ngritur menjëherë pika kontrolli për kapjen e të dyshuarve.