Piloti grek del para Gjykatës, avokati tërhiqet nga çështja! Çfarë po ndodh në sallën e gjyqit?
Babis Anagnostopoulos, piloti grek, i cili ka pranuar vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare Caroline Crouch, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në gjykatë, ku pritet të kërkojë falje. 32-vjeçari mbërriti në ambientet e Gjykatës me forca të shumta sigurie, i veshur me antiplumb. Qytetarët të shumtë grekë janë mbledhur në protestë pranë gjykatës në Evelpidon, duke bërë thirrje të tilla si “Vriteni! Të kalbet në burg”.
Një lëvizje e papritur erdhi nga njëri prej avokatëve të Babis, Vassilis Spyrou, i cili ka vendosur të tërhiqet nga çështja. Ai tha tha në një deklaratë jashtë Gjykatës, se nuk dëshiron të merret më tej me çështjen dhe mbrojtjen e të akuzuarit, duke sqaruar se arsyet e vendimit të tij janë personale.
Sakaq, jashtë godinës së Gjykatës foli edhe avokati i familjes së Caroline, Thanasis Harmanis. Në një prononcim për mediat, avokati tha i prerë se çështja e kujdestarisë së foshnjes do të diskutohet menjëherë në seancën e sotme. “Ne do të konsultohemi me Prokurorin e të Miturve. Unë besoj se në parim duhet të ketë konsultime me familjen e autorit sepse në Greqi përgjegjësia penale është e individualizuar dhe çështja do të adresohet sot. Ne besojmë në mirëkuptim të ndërsjellë,” tha ai.
/News31