Piktura më e madhe në botë shitet për $62 milionë!
Piktura më e madhe e botës, e ralizuar si kanavacë, është shitur në një ankand në Dubai për 62 milionë dollar, duke e vendosur kështu në listën e punëve më të shtrenja në historinë e artit. Gati 1579 metra katrorë, piktura “Udhëtimi i Njerëzimit” ka përmasat gati të një fushe basketbolli. Ajo është realizuar nga artisti britanik Sacha Jafri dhe shitja e saj është bërë me qëllimin për të ndihmuar fëmijët e prekur nga pandemia e Covid-19. Në fakt piktori, të cilit i është dashur që ta realizojë pikturën në 70 pjesë, kishte menduar fillimisht që t’i shiste ato veç njëra-tjetrës, për të mbledhur rreth 30 milionë dollarë. Megjithatë nga ankandi i bamirësisë i realizuar ditën e hënë, rezultoi me biznesmenin e njohur nga Dubai, Adnre Abdoune. që vendosi t’i blinte të gjitha si një e plotë. Shitja e ka vendosur emrin e Jafri-t në listën e artistëve “më të shtrenjtë” të momentit, ndërsa “Udhëtimi i Njerëzimit” qëndron vetëm pas punës së Jeff Koons, David Hockney-t dhe artistit digjital Beeple, vepra e të cilëve “Përditshmëria: 5000 Ditët e Para” u shit më herët këtë muaj në një ankand për më shumë se 69 milionë dollarë.
Fitimet nga piktura do të dhurohen për UNICEF, UNESCO, “The Global Fit Foundation” dhe “Dubai Cares”, programe që lidhen me edukimin e fëmijëve, shëndetin, përkujdesjen dhe lidhjen digjitale mes tyre. Për artistin kjo shitje është ashtu siç ka një emrin vepra e tij: një moment i shënuar për njerëzimin. Kjo pikturë mban rekordin Guiness për kanavacën më të madhe të realizuar ndonjëherë. U kirjua në një sallë të një hoteli në Dubai, ku Jafri po qëndronte gjatë karantinës së vendosur për shkak të pandemisë. U deshën 7 muaj që ai ta përfundonte, duke kombinuar punën e tij abstrake me furçat dhe stilin e veçantë të të pikturuarit me duar, për të sjellë një vepër të realizmit magjik, të paktën këshu përshkruhet nga ekspertët. E gjithë piktura është e ndarë në 4 pjesë kryesore që përfaqësojnë “shpirtin e Tokës”, natyrën, njerëzimin dhe universin e gjërë. Për realizmin e saj kanë kontribuar edhe fëmijë nga e gjithë bota, veprat e të cilëve Jafri i ka përfshirë në punën përfundimtare.
Ndërkohë pronari i ri i pikturës tha se ishte i impresionuar nga dashuria dhe investimi me të cilën Jafri e ka realizuar veprën. “Të gjithë jetën time kam dashur të ndihmoj fëmijët. Ku kam qenë i vogël nuk kam pasur për të ngrënë. Tani kam dhe të gjithë ne duhet të bëjëm diçka për të tjerët”- tha biznesmeni Abdoune.
/News31
Burimi: CNN