©31 28 Tetor 2017, 00:00

Photoshop...sepse jemi larg perfektes!!!

Thonë që personazhet e famshëm janë perfekt në pamje sepse vete puna e tyre i do të tillë dhe kjo ide ka qene e ngulitur thellë në ndërgjegjen e fansave por edhe të vipave, në fund të fundit rrallëhere i shohim live. Falë ekspozitimit në rrjete sociale të famshmit shqiptare kanë arritur të zhgënjejnë publikun e gjerë duke dashur të duken si dikush që nuk janë. Përdorimi i photoshop-it është një domosdoshmëri për ata të cilet kanë vetëlërsim të ulët dhe i tremben kritikave duke u përpjekur të gënjejnë ndjekësit e tyre thuajse çdo ditë të javës. Mesa duket për ta fama barazohet me perfeksion fizik dhe në një farë menyre kanë të drejtë pasi ata (vip-at) ndodhen në një trysni globale dhe ndikohen nga të ashtëquajturat "ikona të modës" si Kim Kardashian, Rita Ora, Kylie Jenner etj të cilat edhe pse kanë miliona në bankë, ende i referohen aplikacionit që blihet për vetëm 2 dollarë, photoshop-it, për të transformuar pamjen e tyre. Fatëkeqësisht ky trend aspak i nevojshëm do të jetë gjithmonë prezent dhe nuk do mundemi kurrë të mos flasim  për të, kjo sepse është edhe një mënyrë argëtimi që shpeshherë ne si individë të thjeshtë na bën të ndihemi mirë për hiret tona, që i ekspozojmë pa modifikime. Duke lënë mënjanë sarkazmën që vetë kjo temë e kërkon, le të njihemi me disa nga vip-at që janë kapur mat dhe që mund t'i quajmë 'viktima të photoshop-it'.

E listuar e para sigurisht është Enca Haxhia, mbretëresha e modifikimeve e cila nuk ka frikë të lakojë trupin e saj nëpërmjet photoshop-it edhe pse është kapur mat nga fansat por edhe nga faqa "Vipat e Bllokut" në Instagram. Enca është fajtore për zbritjen e disa kilogramëve nga trupi i saj, një krim moral nga i cili është paragjykuar shumë. Shpeshherë në fotot e saj vihen re hije dyfish më të mëdha se ajo vetë apo foto ku pasqyrohen format e saj të vërteta në prapavijë, ndërkohë që Enca shfaqet me bel të hollë dhe krahë të tonifikuar.

[gallery size="medium" gss="1" ids="|"]

Përsa i përket moderatores Luana Vjollca ajo gjithmonë shfaqet perfekte dhe e pagabueshme në postimet e saj online dhe falë fotove prfesionale është e vështirë të përcaktohet nëse ka apo jo shenja të photoshop-it. Shumë thonë që jo, Luana është BIO, por së fundmi duket se diku ka gabuar. Një nga arsyet pse një foto modifikohet është për t'i bërë të pasmet sa më të ngjashme me Kim Kardashian e cila duhet theksuar se të pasmet e i ka fallco apo OMGJ. Në disa foto Luana shfaqet me një bel aq të hollë saqë na krijohet një iluzion optik i formës së një trekëndëshi ndërsa përsa i përket të pasmeve të saj (të cilat nuk kanë nëvojë për rregullime të tilla) duken të përkryera në një mënyrë që as vite ushtrimi në palestër, do të ishte e vështirë për të pasur rezultate të tilla.

[gallery size="medium" gss="1" ids="|"]

I trishtë është fakti që një modele e kategorisë së parë si Aurela Hoxha do të bëhej pjesë e një liste të tillë pasi ajo është e bukur, e kërkuar, me linja të matura të një modeleje ideale por që nëpërmjet photoshop-it kërkon të rrisë diçka të cilën mesa duket nuk e ka. Aurela është e fiksuar pas gjatësisë së këmbëve të saj. Nuk mund të mos vihen re fotot e saj me bikini ku gjatësia e këmbëve (falë modifikimit) e tejkalon normalen. Nëse keni menduar se nuk do mund të zgjateni kurrë atëherë kopjoni pak Aurelën, këmbët e së cilës në foto i kemi të gjithë zili.

[gallery size="medium" gss="1" ids="|"]

Keni dëgjuar për modelen më seksi të momëntit Kristin Prengaj?! Shpesherë ajo pozon për linja të famshme mode, shfaqet në reklama dhe momentalisht është një ndër modelet më të preferuara të industrisë së modës në shqipëri. Nuk mund të mos e keni hasur rastësisht ose jo në Instagram, pasi ajo ka një bukuri mahnitëse, në fund të fundit edhe Kristin, si Aurela është modele. Bukuroshja shpeshherë është komentuar për look-un e saj të kuruar në detaje ndërsa format e saj truporë duket si të prera me thikë...apo të prera me photoshop? Kristin është bërë pjesë e shumë debateve online për ekzagjërimin e fizikut të saj dhe faqe të ndryshme kanë zbuluar sesi ajo duket në realitet, sa operacione plastike ka kryer dhe në çmënyrë ajo e përdor photoshop-in.

[gallery size="medium" gss="1" ids="|"]

E çuditshme por e vërtetë edhe Getoar Selimi përdor photoshop. Reperi kosovar është përfolur edhe për disa ndërhyrje kirurgjikale që i është nënshtruar vite më parë për të krijuar tiparet që ka sot, por që këto nuk i mjaftonin ishte e vështirë për tu zbuluar e besuar. Nëse është photoshop apo një program i ngjashëm, Gheto Geasy e përdor atë për të theksuar konturet e fytyrës, për të fshehur rudhat apo t'i dhënë më shumë hark formës së vetullave. Këto detajë janë zbuluar nga një gabim i bërë gjatë modifikimeve, ku vetulla e këngëtarit duket se ishtë zhvendosur jashtë kornizës së fytyrës së tij.

[gallery size="medium" gss="1" ids="|"]

E keni parë Eni Koçin kohët e fundit? Nëse jo live atëherë në rrjete sociale nuk ju kanë shpëtuar fotot e saj të nxehta me detaje verore ku ndër të tjera forma e saj trupore është ajo që tërheq menjëherë vëmendjen. E gjatë, e bukur, më një lëkurë që shkëlqen dhe përçon energji pozitive, të paktën kështu kemi menduar deri tani! Nuk ka asgjë që nuk shkon me fizikun e Eni Koçit veç faktit që në realitet nuk është si kukull qeramike por më shumë si ato kukullat ruse që janë shumë të bukura por në të njëjtën kohë të mbushura fizikisht, ashtu siç është Eni. Ndonëse format e saj reale nuk janë aspak të ëkzagjëruara disa fansa kanë mbetur konfuzë duke mos kuptuar arsyen e modifikimit të fotove. Mesa duket pikëpyetjet e tyre do të mbeten gjithmonë enigmë!

[gallery size="medium" gss="1" ids="|"]