Përplasje kampionësh! Më në fund Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të përballen në ring



Kampionët e peshave të rënda në boks, Anthony Joshua dhe Tyson Fury më në fund do të ndeshen me njëri-tjetrin në ring, sipas raportimit të disa mediave. Boksierët kanë rënë dakord për të nënshkruar një kontratë që parashikon të ndeshen në vitin 2021 thotë ESPN. Joshua mban titujt kampionë WBO, IBF dhe WBA, ndërsa Fury mban titullin e peshave të rënda WBC.





Kampionët, të dy të lindur në Angli, kanë qenë gjithnjë rivalë, megjithatë kurrë nuk janë përballur bashkë. Një nga përfaqësuesit e Joshua, Eddie Hearn, tha për Sky Sports dhe ESPN që ndeshja do të ndodhë: “Të gjitha palët kanë rënë dakord dhe ne do të punojmë fort gjatë javëve në vazhdim, për të konfirmuar datën dhe vendin e ndeshjes më të madhe të boksit.”

Një tjetër burim thotë se ata kanë 30 ditë kohë për të vendosur të gjitha detajet e ndeshjes ose marrëveshja do të anulohet. Megjithatë kjo ka pak gjasa të ndodhë dhe siç konfirmon CNN, palët do të dalin me një lajmerim zyrtar për atë që do të jetë padyshim përplasja e kampionëve.

/News31