Përplaset autoambulanca në Rinas, humb jetën pacientja, tre persona në gjendje të rëndë
Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e një 42 vjeçareje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në Rinas.
Policia bën me dije se në aksidentin e rëndë janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin Antigon Abazi, me ambulancës të spitalit të Krujës, me drejtues Ilit Shullazi ku si pasojë ka humbur jetën pacientja që ndodhej në ambulancë 42 vjeçarja, Anila Berdaku.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit Arjan Balloku , 30 vjeç (infermieri i ambulancës),Marsida Berdaku, 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Yrmelind Gashi, 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.
Gjithashtu, burime nga policia bëjnë me dije se për ngjarjen është komunikuar me prokurorin e gatshëm Shpëtim Garunja dhe pas komunikimit me të drejtuesi i ambulance Ilir Shullazi do të ndiqet ne gjendje arresti. Drejtuesi i mjetit tjetër Antigon Abazi do të ndiqet në gjendje të lirë.
/News31