NEWS 3 Gusht 2021, 17:10

Përmes urimit romantik për ditëlindje, Hueyda El Saied zbulon detaje nga historia e dashurisë me bashkëshortin

Përmes urimit romantik për ditëlindje, Hueyda El Saied zbulon
Bashkëshorti i Hueyda El Saied, Thierry, feston sot ditëlindjen. Sigurisht, nuk kishte si të mungonte një urim romantik në rrjete sociale nga balerina e njohur. Ndërkohë që çifti po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre në Luksemburg bashkë me djalin e Hueydës, Gabriel, shkrimtarja dhe prezantuesja shqiptare ka zbuluar disa detaje të reja nga historia e dashurisë me partnerin e saj. Teksa e uron në ditën e tij të lindjes me fjalët më të ëmbla ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja, bashkëshorti im, shpirti im binjak, shoku im më i mirë! Kemi 9 vite që e njohim njëri-tjetrin, 4 vite të dashuruar dhe 9 muaj të martuar, por për mua, 1 jetë nuk mjafton që të të dua çdo minutë. Gabriel dhe unë jemi me fat që kemi pranë një burrë të zgjuar, shakaxhi, protektiv, me vetbesim, puntor, të pakrahasueshëm, të sinqertë, të kujdesshëm dhe të kultivuar. Je babai dhe burri më i mirë. Ne e dimë që mund të mbështetemi tek dashuria dhe afeksioni yt. Festofsh ditëlindjen më të bukur”.
Kujtojmë se për shkak të pandemisë, Hueyda dhe Thierry organizuan një ceremoni minimaliste me personat më të afërt të saj. “Për vetë konteksin mondial aktual që po përjetojmë, ishte një dasmë minimaliste, por e mbushur plot sharm, emocione dhe gëzim. Fustanet i kisha blerë në Paris njëzet e katër orë para se të mbylleshin dyqanet e të fillonte karantina e dytë për francezet. Buqetën e luleve e bleva në Luksemburg, por s’e mbajta kurrë në dorë sepse e harrova në shtëpi. Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh tek një bizhutier i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 dhjetor. I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në Bashki e pasi thamë “PO”, së bashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg.”, është shprehur Hueyda asokohe për Revistën WHO. /News31