NEWS 9 Dhjetor 2017, 00:00
Përmbytjet në vend, lënë pas dëme të mëdha
NEWS-31
Dëmet nga përmbytjet e fundit në vend janë të konsiderueshme. Fermerët në Fier e Vlorë thonë se tani është faza më e keq ku pas largimit të ujit pas ka mbetur pas balta, dhe bagëtitë nuk kanë më rezerva ushqimore. Ndërkaq reshjet e fundit shkaktuan përmbytje dhe në zonat periferike të Durrësit. Për përmbytjet dërgoi ndihma edhe Qeveria Greke. Athina i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Tiranës për aktivizimin e Mekanizmit përkatës Europian të Mbrojtes civile, kryesisht me ndihma në pajisjet emergjente të ndihmës së parë si dhe në materialet për rindërtimin e urave. Përveç Greqisë, ndihma dhanë edhe Austria, Franca, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia. Shqipëria ka bërë kërkesë për ndihmë dhe në NATO.