“Përjetojmë edhe ne situatat që ndodhin brenda shtëpisë”- Graciano dhe Argjira flasin për miqtë e tyre në “Big Brother VIP”



Argjira Spanca dhe Graciano Tagani, një nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar, ishin sot të ftuar në “Pardon my French” në Top Albania Radio me Jonida Aliçkolli. Në një intervistë shumë të veçantë, ata zbuluan detaje shumë interesante nga marrëdhënia e tyre dhe po ashtu folën për pjesëmarrjen e miqve të tyre në “Big Brother Vip”.





Argjira tregoi se me Dagz dhe PM është rritur në Kosovë, kurse me Fifin Einxhel, Sarën dhe Arjolën ka një miqësi shumë të mirë. Kështu, moderatorja tregoi se e ndjek shumë “Big Brother” dhe i përjeton të gjitha ngjarjet që ndodhin aty.






“Unë kam shumë shoqëri brenda shtëpisë. Dagz dhe PM që jam rritur në Kosovë, me ata kam vite. Pastaj Einxhel dhe Fifi, Sarën e kam mike shumë të mirë, Arjolën po ashtu. E gjithë shoqëria është aty brenda. Mundohemi t’i ndjekim sa më shumë. Përveçse kur jemi në punë, pjesën tjetër të kohës e kalojmë duke i ndjekur. Për shkak të lidhjes së ngushtë, unë i përjetoj të gjitha ngjarjet që ndodhin aty.”

Duke u ndalur te Fifi dhe Einxhel, Graciano tha se këngëtarja është e vërtetë dhe siç është në jetën reale. Sa i përket Einxhel, ai u shpreh se ka shumë potencial.

“Fifin unë e kam parë që është e vërtetë, si në jetën reale. Për sa i përket Einxhel, ajo ka një veti fantastike që di të të nxjerrë nga vetja me sekonda. Nëse ka një njeri që më shkatërron sistemin nervor është Einxhel brenda sekondës. Duke e ditur potencialin e Einxhel, e dija që do jetë faktor i rëndësishëm duke i nxjerrë nga vetja, një njeri shumë i lexuar.”

Lidhur me raportin e Fifit me Granitin, Graciano tregoi se nuk ishte aspak dakord. Ai tregoi se porosia e parë që i ka dhënë Fifit ishte se nëse do krijonte lidhje të tregohej e përmbajtur.

“Për Fifin, porosia e parë që i kam lënë, nëse do të krijonte një lidhje mos ta mbante veten, por me karar. Megjitatë unë s’kam qenë dakord për këtë pjesë, por Graniti nuk është më. Granitit i ka ngelur hatri që e kam sharë. Unë nuk e shava, thjesht dhashë mendimin tim.”

Nga ana tjetër, Argjira tha se sjellja e Fifit është keqkuptuar dhe se ajo është një person me zemër të madhe dhe që i ndjen shumë gjërat. Kurse për Einxhel tha se është më e ftohtë dhe e tërhequr.

“Fifi në jetën reale është një person që i ndjen gjërat shumë. Unë nuk po justifikoj sjelljen e Fifit. Por është keqkuptuar, ka zemër shumë të madhe… Einxhel me inteligjencën e saj mund ta quajnë negative. Ajo ka natyrën që është më e ftohtë më e tërhequr. Çdo situatë që ndodh në shtëpi që lidhet me Fifin dhe Einxhel e përjetoj shumë dhe bëhem merak për to”.

Ndërkohë, të pyetur nëse do donin që të ishin pjesë e reality-showt, ata ndanë dy qëndrime krejt të ndryshme. Teksa Graciano është i gatshëm që ta riprovojë këtë eksperiencë, Argjira tha se është totalisht kundër dhe se nuk e gjen veten në formate të tilla.

/News31