GOSS-BIZ 20 Shtator 2021, 13:38

Përgatitjet drejt fundit, Rudina Dembacaj zbulon datën e dasmës me Mark Frrokun

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuara të mediave rozë. Më 1 janar të këtij viti ata u celebruan zyrtarisht dhe Rudina ndau lajmin e mirë me ndjekësit në rrjetet sociale përmes disa fotove nga momenti kur ata i thanë “Po” njëri-tjetrit. Dhe tashmë kanë vendosur që të bëjnë edhe dasmën, dhe përgatitjet duket se po shkojnë drejt fundit.

Së fundmi, aktorja e humorit ka ripostuar në “InstaStory” ftesën e martesës së saj, nga ku kemi mësuar se dasma me Mark Frrokun do të zhvillohet më shpejt seç pritej, në datën 1 tetor.

Ftesat velvet në ngjyrë jeshile, të postuara fillimisht nga të ftuarit në dasmë, janë të punuara me dorë, dhe mbajnë dy simbole. Shega, është fruti simbol i prosperitetit, bollëkut dhe i bukurisë njëkohësisht, dhe nga ana tjetër, mbahet edhe si fruti i besnikërisë bashkëshortore.

Ndërkohë, sa i përket karrierës, së fundmi Rudina i është ritkhyer sërish programeve të humorit, si aktore. Ajo është bërë pjesë e “Klanifornia”, në TV Klan.

/News31