Përfundon takimi i Bashës me kandidatët për deputetë, zbardhet se çfarë u diskutua
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot në zyrën e tij kandidatët për deputetë. Mbledhja ka zgjatur rreth 100 minuta teksa mësohet se gjatë mbledhjes Basha u ka kërkuar edhe njëherë të gjithë kandidatëve të dokumentojnë në çdo zonë të tyre shitblerjen e votave. Kryedemokrati është shprehur se PD-ja ka sjellë një fitore të madhe, pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi.
Ndërkohë kandidati për deputet, që e fitoi mandatin në Lezhë Mark Marku ka kërkuar nisjen e protestave popullore, siç raporton BalkanWeb. Nga ana tjetër Xhelal Mziu, i dalë deputet në Dibër nga ana tjetër ka kërkuar që krimi zgjedhor të dokumentohet. Kurse Agron Gjekmarkaj, gjithashtu fitues i zgjedhjeve në Lezhë kërkoi qartësi nëse PD do të jetë në parlament në shtator.
Një ditë më parë Basha mblodhi strukurat e PD-së në selinë blu. Gjatë mbledhjes Basha tha se nuk do të njihte rezultatin e 25 prillit që e nxorri me 59 ulëse në Kuvend, ndërsa ka paralajmëruar një tur në të gjithë Shqipërinë javën e ardhshme. Kryedemokrati Lulzim Basha ka urdhëruar që të bëhet një analizë e thellë e kandidatëve për deputetetë dhe të shihet nëse ata kanë bërë fushatë vetëm për vete apo edhe për partinë.
/News31