Përfundon mbledhja e grupit parlamentar në PD, merret vendimi nëse do bojkotohet Kuvendi



Më herët ditën e sotme Partia Socialiste publikoi të plotë programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, që parashikonte që ekonomia do të rritet çdo vit me 4.5%, e me këtë ritëm do të ketë edhe lëvizje në paga, me të paktën 40%, ndërsa ato të administratës pritet që të kalojnë deri në 850 mijë lekë. (KLIKO) Fill pas kësaj, në selinë blu në orën 19:00, në selinë blu u mblodh grupi parlamentar i Partisë Demokratike me në kryer Alfred Rushajn për të vendosur planin që do të zbatohet nesër.





Mësohet se PD ka vendosur që nesër të mos ketë braktisje të sallës së Kuvendit dhe seancës plenare ku pritet të prezantohet program qeverisës i kabintetit “Rama 3” dhe që ministrat të marrin votëbesimin.  Mësohet se ashtu si në 2017 opozita ka planifikuar që të mos bëjë asnjë pyetje për qeverinë e re në mënyrë që të ketë sa më shumë kohë për t’i bërë oponencë programit qeverisës.






Në mbledhje u diskutuan edhe çështje të tjera si pandemia e Covid-19, tërmeti, kriminaliteti në vend, por fokusin e kishte seanca e nesërme plenare, sipas Dosja.al. Në mbledhje nuk kanë qenë të pranishëm Flamur Noka dhe Tritan Shehu.

Kujtojmë se nesër në Kuvend janë parashikuar 4 orë fjalim. Do të jetë vetë Rama, ai që do të analizojë sektor më sektor prioritetet e qeverisë së tij për 4 vitet e ardhshme. Pasi të mbarojë me analizimin, në orën 13:00 është parashikuar që kreu i qeverisë t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve deri në orën 16:00.

/News31