Përfitimet nga dushi me ujë të ftohtë do t’ju bëjnë të ndryshoni mënyrën e jetesës



Një sfidë në rrjetet sociale që konsiston në të bërit dush të ftohtë për 30 ditë po fiton goxha popullaritet nga njerëz që përshëndesin ‘rezultatet spektakolare’ dhe përfitimet e pabesueshme. Ndoshta ideja e dushit ujë të ftohtë mund të mos tingëllojë si më tërheqësja në botë, por ka disa pluse mjaft të mëdhaja.





Studiuesit nga “ice.club“, që drejton Cool Challenge kryen një studim ku morën pjesë 3018 persona në 2015 dhe bënë një dush të ftohtë për 30, 60 ose 90 sekonda për 30 ditë. Ata zbuluan se tek këta persona kishte një rënie prej 29 përqind të mungesës së sëmundjeve dhe gjithashtu raportuan një rritje të niveleve të energjisë. Përveç studimeve, një grua e cila bëri dushe të ftohta për një muaj të tërë tha se kishte parë një mori përfitimesh, duke përfshirë lëkurën dhe flokët më të shëndetshme, duke mos u sëmurur dhe duke u ndjerë më e relaksuar dhe e motivuar për aktivitet fizik.

Por si kryhet një dush i ftohtë sipas ekspertëve? Fillimisht, niseni me ujë të ngrohtë, relaksohuni dhe mbani shpatullat të ulura, ndërsa mos harruar të merrni frymë ngadalë. Pasi të jeni gati, largoni avash ujin e ngrohtë. Filloni në pjesën e poshtme me këmbët tuaja dhe vazhdoni deri në fytyrë përpara se të lani të gjithë trupin tuaj në ujë të ftohtë. Më pas, dilni nga dushi dhe shijoni ndjesin e bukur dhe relaksuese.

/News31