LIFESTYLE 19 Tetor 2021, 13:50

Për të gjithë nostalgjikët, Disney po sjell një film të ri “Home Alone”

Me siguri të gjithë e keni parë filmin klasik të Krishtlindjes me vogëlushin Kevin (Macaulay Culkin) që mbetet vetëm gjatë periudhës së festave dhe i duhet të mbrojë shtëpinë e tij nga 2 hajdutë. “Home alone” ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrat tona si një nga filmat festivë më ikonikë të të gjitha kohërave, dhe pas 31 vitesh nga lançimi i tij, Disney po sjell një film të ngjashëm, për të gjithë nostalgjikët.

Titulli do të jetë “Home Sweet Home Alone” dhe traileri i ri i filmit premton të jetë po aq fantastik sa filmat e parë. Në qendër të këtij filmi është një djalë çapkën dhe i shkathët, Max Mercer  (Archie Yate), i cili ka mbetur vetëm në shtëpi pasi familja e tij shkon në Japoni për pushime.

Ellie Kemper dhe Rob Delaney vijnë në rolin e hajdutëve, Pam dhe Jeff Fritzovski, një çift i martuar që është një ndryshim kryesor nga filmat origjinalë. Aktorë të tjerë që do të marrin pjesë janë: Archie Yates, Ellie Kemper, Aisling Bea, Kenan Thompson, Tim Simons, Pete Holmes, Devin Ratray, Ally Maki dhe Chris Parnell.

Filmi do të shfaqet për herë të parë në “Disney+” më 12 nëntor të këtij viti.

https://www.youtube.com/watch?v=2BkVf2voCr0

/News31