LIFESTYLE 1 Dhjetor 2021, 14:44

Për një sistem imunitar të fortë gjatë dimrit, ju duhet vetëm FITHEALTH!

Pandemia e COVID-19 erdhi si një rikujtesë që sëmundjet ngjitëse nuk njohin kufij dhe sesa i rëndësishëm është imuniteti i fortë.

Na duket sikur suplementet: vitaminat C, D, zinku, janë zgjidhja, por asnjëri prej këtyre nuk mund të bëjë magji dhe nuk garanton sistem të fortë imunitar. Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në mirëfunksionimin e organizmit.

Dieta ushqimore dhe stili i jetesës luan një rol të madh në forcimin e funksionit imunitar.

Më shumë se kurrë, në këtë periudhë, kur COVID-19 vazhdon të jetë kërcënim, përveç mbajtjes së maskave dhe distancimit social, ka shumë gjëra që mund të bëni për të mbajtur një sistem të fortë të mbrojtjes së brendshme:

1-Kujdesuni për traktin tuaj tretës | Trakti Imunitar Tretës ka shumë lidhje me sistemin sepse nuk është thelbësor vetëm për tretjen e duhur të ushqimeve, por edhe për shëndetin tonë, pasi kontrollon 70% të mbrojtjes imune. Kapsllëku, vështirësitë me tretjen, fryrja e barkut, sëmundjet inflamatore dhe kronike janë disa nga faktorët që ndryshojnë funksionalitetin e zorrëve. Zorra e ngadaltë ose e shpejtë lehtëson krijimin e mbetjeve dhe toksinave që krijojnë inflamacion. Prandaj kjo është koha e duhur për të rezervuar një takim në klinikën Fithealth, për të kryer një lavazh të zorrës së trashë – hidrokolonterapinë, për të identifikuar ndonjë intolerancë ushqimore të mundshme, apo thjesht për të marrë një regjim që i përshtatet nevojave tuaja.

2-Ribalanconi mikrobiotën tuaj | Mikrobiota është tërësia e mikroorganizmave që popullojnë zorrën. Mungesa e shumëllojshmërisë dhe dominimi i disa shtameve mbi të tjerat shkakton çekuilibër të florës, ose disbiozë. Kur disbioza vazhdon për kohë të gjatë, lehtëson inflamacionin dhe sëmundjet që nuk lidhen direkt me zorrën, si ato degjenerative (Alzheimer, Huntington, Parkinson etj.). Në terma afatshkurtër, disbioza favorizon dobësimin e sistemit imunitar. Për tëribalancuar të gjithë ekosistemin e zorrëve marrja e probiotikëve në formë kapsule është mënyra më e mirë. Probiotikët rekomandohen, veçanërisht pas terapive me antibiotikë, duke parandaluar krijimin einfeksioneve bakteriale dhe mykotike. Në farmacinë Fithealth do të gjeni Natural Flora, një probiotik me 8 shtame të ndryshme, që nuk përmban gluten, laktozë ose OMGJ.

3-Hani shëndetshëm | Nëse vendosni karburantin e gabuar në makinë, ajo ndalon dhe ka probleme gjatë rrugës. E njëjta gjë ndodh edhe me ushqimin, sepse ai është karburanti i trupit. Mikronutrientët që nevojiten për të ushqyer të gjitha pjesët e trupit tuaj rrjedhin nga ajo që hani. Nëse nuk keni kohë të hani çdo ditë ushqime të freskëta, natyrale dhe organike Fithealth Catering është thjesht një telefonatë larg.

4-Detoksikoni organizmin | Ushqimet e shpejta, stresi, lodhja rrisin nivelet e stresit oksidativ, ndaj rekomandohet të oksidoni trupin për të eliminuar toksina e tepërta. Në klinikën Fithealth realizohet matja e stresit oksidativ, thjesht, shpejt, pa dhimbje. Nëpërmjet hartimit të një regjimi ushqimor të pasur me antioksidantë dhe marrjen e suplementeve të duhur ushqimorë ne do t’ju ndihmojmë të korrigjoni stresin oksidativ.

5-Reduktoni nivelet e stresit | Edhe pse stresi nuk është sëmundje, ai mund të çojë në shumë probleme shëndetësore. Nëse është kronik, sekretimi i kortizolit (hormoni i stresit) rritet. Kortizoli është një hormon që prodhohet natyrshëm nga trupi ynë dhe kur është i lartë ndërhyn në funksionimin e sistemit tuaj imunitar duke reduktuar prodhimin e limfociteve, linja e parë e mbrojtjes kundër baktereve dhe viruseve. Nëse stresi bëhet kronik, hormoni i stresit mund të pengojë sistemin imunitar për të kryer detyrat e tij. Për të ulur nivelet e hormonit të stresit dhe për të hiperoksigjenuar organizmin tuaj, terapia hiperbarike me oksigjen – HBOT është zgjidhja perfekte për ju.

6-Përmirësoni gjumin | Personat që vuajnë nga pagjumësia sëmuren më lehtë. Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin, sepse trupi rigjeneron veten gjatë gjumit, aktivizon sistemin imunitar dhe atë nervor dhe shpërndan qelizat imune, si citokinat. Nëse qëndroni zgjuar, trupi nuk mund t’i kryejë këto detyra. Kjo ndodh, sepse qelizat T priren të ulen, ndërsa prodhimi i qelizave pro-inflamatore rritet, duke favorizuar një ndryshim të homeostazës (ekuilibrit tonë). Mungesa e gjumit ndikon në prodhimin e kortizolit në sasi të tepërta, duke shkaktuar një gjendje vigjilence dhe stresi kronik. Terapia hiperbarike e oksigjenit – HBOT redukton nivelit të stresit dhe përmirëson gjumintuaj.

7-Bëni aktivitet fizik | Stërvitja e rregullt është e mirë për shëndetin në shumë mënyra: ndihmon për të luftuar shfaqjen e sëmundjeve kronike dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Aktiviteti i rregullt fizik në fakt lejon çlirimin e endorfinës, të quajtur hormoni i humorit të mirë, e cila ul nivelet e kortizolit, duke kundërshtuar aktivitetin e tij frenues. Koha që kaloni duke u ushtruar ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, përmirëson qarkullimin dhe ju lejon të humbni kilogramët e tepërt. Megjithatë, nuk duhet ta teproni. Shumë ushtrime dhe shumë pak pushim mund të kenë efekt të kundërt në shëndetin tuaj.

ADRESA: Rr. “Jordan Misja”, Pallati Panorama, Shkalla 2, Apartamenti 3, Tiranë

Tel: 04 22 22 572 | +355 67 41 37 773 | fithealth.al | Klinika Fit Health

[email protected] | www.fithealth.al