SPORT 2 Gusht 2021, 21:24
Për herë të parë në 125 vite, sportistja transgjinore bën historinë në Lojërat Olimpike
NEWS-31
Atletja transgjinore Laurel Hubbard hyri në historinë e Lojërave Olimpike, edhe pse nuk ia doli të troumfonte në garën e peshëngritjes në Tokio. Hubbard, nga Zelanda e Re, u bë transgjinorja e parë që merr pjesë në Olimpiadë në një kategori ndryshe nga ajo në të cilën ishte lindur. Edhe pse nuk arriti suksesin e dëshiruar, Hubbard u shfaq në fund të garës shumë e lumtur dhe përshëndeti me dorë publikun.
“Performanca ime nuk ishte ashtu siç shpresoja, por ndihem e nderuar nga gjithë mbështetja që kam marrë nga shumë njerëz rreth Zelandës së Re. Jam e vetëdijshme që pjesëmarrja ime ka qenë e diskutueshme. Faleminderit Komiteti Ndërkombëar i Lojërave Olimpike për vlerat dhe që kanë treguar se sporti është për të gjithë dhe se peshëngritja mund të bëhet nga të gjithë llojet e njerëzve”, u shpreh ajo pas përfundimit të garës.
Hubbard i bashkohet mesfushores së Kanadasë, Quinn, që është transgjinore dhe jobinare, duke arritur nivele të reja për sportistët transgjinorë në lojërat olimpike të këtij viti. Hubbard ishte në qendër të vëmendjes mediatike kur Komiteti Olimpik e lejoi që të konkurronte, një vendim që u mbështet, por mori edhe shumë kritika.
/News31