Për disa arsye, Einxhel Shkira largohet nga emisioni “Binjakët”
Në fillim të këtij sezoni televiziv, moderatorja Einxhel Shkira u shfaq në sportin promovues të emisionit “Binjakët”, ku do të ishte në rolin e bashkëprezantueses me Donaldin dhe Romeon.
Mirëpo, duket se bashkëpunimi nuk eci siç duhet dhe treshja tashmë është rikthyer në dyshe.
Me një postim në Instagram, Einxhel ka treguar se nuk do të jetë pjesë e emisionit për arsye të ndryshme, duke mos thënë gjë konkrete.
“Për arsye të ndryshme, duke filluar që nga sonte nuk do të jem pjesë e show-t binjakët”, - shkruan Shkira. “Zoti ka arsye për të gjitha gjërat që na ndodhin, kështu që ne duhet t’i besojmë rrugës që ai ka planifikuar për ne. Projekte të reja po vijnë. Mezi pres t’i ndaj me ju!”
Kjo është hera e disatë që Einxhel largohet nga programet televizive, ku kujtojmë se sezonin e kaluar ajo u largua nga “E Diell”, ku pati edhe debate me produksioni. Epo, le të presim tashmë projektin e ri të Einxhël Shkirës.