Pasojat e pandemisë, Sinan Hoxha: Kam harxhuar të gjitha lekët që kisha mbledhur
Pandemia e koronavirusit ka sjellë pasoja negative në jetët e të gjithëve, dhe kur bëhet fjalë për ato ekonomike, më të prekurit janë padyshim artistët. Këngëtarët kanë më shumë se 1 vit që nuk zhvillojnë koncerte, duke përjetuar kështu një krizë financiare.
Sinan Hoxha ka qenë një nga artistët shqiptarë i cili së fundmi në një intervistë në Top Albania Radio në emisionin "Ndryshe" pohoi se ka shpenzuar të gjithë paratë që kishte mbledhur gjatë këtyre viteve.
Ai e rikonfirmoi këtë gjë edhe në Instastory, teksa ka ripostuar deklatatën në intervistë ku shprehej: "Gjatë kësaj kohe kam harxhuar të gjitha lekët që kisha mbledhur".
"Fiks," shkruan Sinani, duke pohuar situatën ekonomike.
Kujtojmë se këngëtari dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani, u bënë prindër për herë të dytë para pak kohësh. Ansi, djali i parë i çiftit, u bë me një vëlla, Ayan.