Pasi i bëri diss, veprimi i fundit i Don Xhonit për Majk bën xhiron e rrjetit



Disa javë më parë Don Xhoni publikoi këngën e tij “Unë foli i fundit” dhe mund të themi me plot gojën se trazoi ujërat mes reperëve shqiptarë, pasi ky projekt erdhi si një diss i fuqishëm ndaj disa prej reperëve më në zë në vendin tonë. Mirëpo, vëmendjen e mediave dhe fansave e mori shënjestrimi i tij ndaj Majk, pasi publikisht nuk dihej për ndonjë përplasje mes tyre. “Pak me desht e blen një audi n’pandemi…” thotë Majk në bashkëpunimin e tij me Ghetto Geasyn “Hajde te baba” kurse Don Xhon thotë “Ti ke ble kerr, unë vil n’pandemi.” (KLIKO) E kur ajo që ka ndodhur mes tyre mbetet e paqartë veprimi i fundit i Don Xhonit po bën xhiron e rrjetit.






Fansat dhe faqet e ndryshme të hip-hopit në rrjetet sociale kanë vënë ndarjen publike që Don Xhoni bëri mes Ledrit dhe Majk. Ai publikoi në Instastory një pjesë nga kënga e fundit e tyre duke etiketuar vetëm Ledrin me të cilin ka raporte të mira dhe e ka lënë pa e etiketuar Majkun. Ky është interpretuar si një veprim që tregon raportet jo të mira mes tij dhe Majk. Por, vlen të theksohet, se një veprim të tillë e kemi parë edhe te artistë të tjerë dhe jo domosdoshmërisht përkthehet në “raport të keq” me një artist të caktuar.

Ditën e djeshme Ledri Vula dhe Majk kanë publikuar bashkëpunimin e tyre me titull “Marr” dhe na morën zemrat me dëgjim të parë. Projekti është tejet ritmik dhe duket sikur të thërret në kërcim, teksa çunat kanë vendosur të tregojnë anën e tyre më romantike këtë herë me një dedikim të bukur dashurie.





/News31