Pasi fshiu fotot me të, Mevlani surprizon Ledjanën me dhuratën e veçantë



Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga deklaruan dy ditë më parë se janë në “Për’puthen” vetëm për njëri-tjetrin. Megjithëse çdo dukej sikur po shkonte “vaj” me çiftin e shumëpërfolur, Mevlani dje bëri veprimin e papritur duke fshirë nga Instagrami i tij të gjitha fotot me Ledjanën.





Pavarësisht kësaj, bukuroshja 23 vjeçare nuk ka vepruar njësoj si Mevlani, por i ka mbajtur fotot me të në rrjetin social.






Dhe si për të rregulluar “gabimin” Mevlani ka surprizuar Ledjanën me një dhuratë tepër të veçantë.

Ashtu siç tregon edhe kjo e fundit përmes një videoje në Instastory, konkurrenti i ka dhuruar asaj një varëse me simbolin e kurorës së mbretëreshës.

“Faleminderit,” shkruan Ledjana duke e shoqërur postimin edhe me një emoji me puthje.

Deklarata e Mevlanit për të, i cili konsiderohet edhe si personazhi më i vjetër i “Për’puthen”, vjen pas 8 muajsh qëndrimi në program.