Krijuesi i vaksinës së Covid-19 tregon se kur do t’i kthehemi jetës normale

Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i kompanisë gjermane “BioNTech”, e cila një jaë mëparë njoftoi se së bashku me amerikanët e “Pfizer”  ka zhvilluar një vaksinë kundër Covid-19, me efektivitet të testuar deri në 90%, është shprehur se zbulimi i tyre do të mund të ndalojë pandeminë e koronavirusit.

Në një intervistë për “The Guardian” ndër të tjera ai tregoi edhe periudhën se kur parashikon që do t’i kthehemi jetës normale. 

My Dental

“Nga mesi i vitit të ardhshëm (2021). Megjithatë para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë direkte”. – tregon shkencëtari.

Por si funksionin vaksina? Në lidhje me këtë Sahin thotë:

Vaksina pengon që Covid-19 të ketë akses në qelizat tona. Edhe nëse hyn në qeliza, ato e eliminojnë virusin. Kemi hyrë shumë thellë në sistemin imunitar për të perfeksionuar mbrojtjen e vaksinës”.

Ugur Sahin dhe Özlem Türeci, zhvilluesit e vaksinës

Në lidhje me kritikat e Presidentit Donald Trump, i cili akuzoi kompanitë se lajmin për vaksinën e dhanë vetëm pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA,  kur fitues i projektuar u shpall Joe Biden, shkencëtari u shpreh:

“Hetimi farmaceutik nuk duhet politizuar kurrë. Është çështje integriteti, nuk do të kishte qenë etike që të mbanim të fshehtë informacionin. E rëndësishme është që po merremi me vaksinën dhe nuk bëjmë politikë”.

/News31