Pas “thumbave”, Mozzik dhe Capital T në një bashkëpunim? Ky detaj i bëri ndjekësit të dyshojnë



Në fillim të këtij viti rrjeti “ziente”, pas thumbave të Mozzik dhe Capital T për njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pas ky i fundit i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, këndoi disa rreshta që u morën si ‘diss’ i drejtpërdrejtë për reperin e hitit ‘Madonna’. “Femra ta ka rrit morrin, nuk vrehesh as me tesha t’fosforit, ma reper se ti osht Lori”, ishte fjalia e fundit e freestyle-t të Capital T. Pas këtyre vargjeve, nuk mungoi një përgjigje nga Mozzik, i cili u shpreh në një intervistë se ishte habi që i bënin diss kolegë që i flasin shumë mirë, por nuk përmendi asnjë emër.










Megjithatë, kanë kaluar tetë muaj prej atëherë dhe sot ndjekësit e dyshes kanë vënë re një detaj të veçantë në Instagram-in e reperave. Mozzik postoi një Instastory ku dukeshin disa shishe, ndërsa Capital T një fotografi të vetën në feed. E përbashkëta e postimeve ishte mbishkrimi: “Ok ok”. Kaq u desh, që fansat të mendonin se dy reperat kanë rregulluar marrëdhënien, e se ndoshta një bashkëpunim po vjen! Nga ana tjetër, mund të jetë thjesht një rastësi.

Mozzik po lançon albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën, ndërsa projekti i fundit muzikor i Capital T është kënga “Buzëqeshje”.

/News31