Pas ndarjes së bujshme nga Bearti, Tea merr vendimin e papritur
Pasi u vendos sërish në qendër të mediave pas ndarjes nga Bearti, duket se Tea ka vendosur të kalojë pak kohë larg rrjeteve sociale. Fansat kanë vënë re se ajo ka çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram duke mos dhënë asnjë njoftim për mijëra ndjekësit e saj. Edhe pas zbulimit të lidhjes së saj dhe Beartit pak muaj më parë, ajo ndërmori të njëjtin veprim ndonëse asokohe tha se llogarinë ia kishte çaktivizuar Instagrami. Nuk e dimë nëse Tea do rikthehet sërish në këtë rrjet social por vlen të përmendet se pak kohë më parë, ajo tha për "Dua të të bëj të lumtur" se tashmë do të vijojë jetën e saj larg vëmendjes dhe syrit të publikut.
Vetëm pak ditë më parë Tea bëri një ndryshim në look, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve. Ish-konkurrentja ka treguar nëpërmjet një videoje në Instastory se u ka thënë “mirupafshim” flokëve të kuqë e tashmë do e shohim me flokë ngjyrë çokollatë. Tea dhe Bearti kanë qenë këto ditë kryefjalë e mediave rozë pas ndarjes po aq të bujshme, sa lidhja e tyre. Të shumta janë pyetjet e fansave rreth kësaj ndarjeje, për të cilën nuk dimë ende asnjë detaji konkret. “Prive” ka raportuar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur. Ndërkohë, Tea e pyetur për ndarjen, është shprehur për ndjekësit e saj në Instagram: “Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë.”
/News31