Pas imitimit te “Kosherja” reagon ashpër Olti Curri: “Pjellë e turpshme pseudo artistike e financuar”



Prej 1 jave në ekranin e “Abc” ka nisur spektakli “Kosherja”, një “show” kabere, i raelizuar nga regjizori Altin Basha dhe disa njohje të tjera të vjetra të “Portokalli”. Gjatë transmetimit të mbrëmjes së djeshme, u vu re se personazhet e spektalit të ri të humorit ishin shtuar dhe njëri prej tyre ishte i frymëzuar prej blogerit të njohur, Olti Curri dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Skeçi i realizuar kishte marrë spunoton nga një video-ja tashmë e famshme që Curri publikoi javën e shkuar në Instagram, krah Kryemadhit dhe më pas i shihte të dy personazhet teksa flisnin për komentet në rrjetet sociale, votat dhe gjëra të tjera. Sot, në lidhje me këtë realizim, ka reaguar vetë Olti me anë të disa postimeve në InstaStory-n e tij, një reagim tepër i ashpër duhet thënë, jo vetëm për shkak të lojës jo të mirë aktoriale, por edhe asaj që personazhi i tij deklaronte në këtë numër artistik.





Olti e nis reagimin e tij me shprehjen “Kur të kanë ikur bletët, nuk ka cçtë duhet Kosherja” dhe vazhdon duke thënë se Altin Basha me imitimin që është përpjekur t’i bëjë, ka treguar sa vlen, me personazhin e tij që ngjason më tepër me Erion Veliajn se sa me vetë blogerin. Po ashtu Olti e akuzon Bashën se përifton rrogë nga Bashkia e Tiranës, ndërsa ja bënë të qartë se nuk do mund ta realizojë kurrë “Zelig”






Po ashtu Olti i drejtohet edhe aktorit që bën personazhin e tij, duke i thënë për ta arritur ta bëjë si duhet, mjafton të ndjekë regjizorin Basha, ndërsa nuk kursen dhe auto-ironinë.

Nga ana tjetër, Curri sqaron edhe ata që shprehen përse nuk e pranon humorin, kur në fakt bën vetë humor. Duke i renditur njëra pas tjetrës arsyet për këtë reagim, ndër të tjera ai shkruan se në fakt ky nuk është humor, por fushatë politike. Po ashtu thotë se nuk bën video me logo partie, teksa postimi me Kryemadhin është i realizuar në biznesin e një miku të përbashkët dhe jo në selinë e saj. Ai kërkon të dijë pse skenaristi Erion Isai. njësoj siç ka bërë “humor” me të, nuk e bën edhe me personazhet që i bashkohen PS-së në fushatë dhe në fund e cilëson “Kosheren” si pjellë e turpshme pseudo artistike e financuar nga Veliaj, pas merret vetëm me opozitën.

Olti nuk harron të shkruajë edhe arsyet pse reagon dhe vendos t’i japë rëndësi, qoftë edhe me disa postime, si spektaklit të humorit, ashtu edhe njerëzve të përfshirë aty.

/News31