Pas Beartit, Andi hedh “bombën”: Kur të bëj 30 mijë follow në Facebook do bëj reagimin për Tean



Andi Shehi është një nga personazhet e parë në “Për’puthen” që mori më shumë famë, sidomos pas lidhjes të inskenuar me Tea Trifonin. Ndërkohë që lufta virtuale “Tea-Beart” pas ndarjes së tyre vazhdon, duket se edhe Andi ka shumë për të thënë.





Ish-konkurrenti i programit të dashurisë ka hedhur “bombën” sot. Përmes dy Instastory, ai ka lajmëruar se do bëjë reagimin e tij për fjalët e Teas dhe se do ketë gjëra të forta, por me një kusht.

Andi tha se do japë variantin e tij mbi gjithë këtë histori kur të arrijë 30 mijë ndjekës në Facebook.

Postimi i tij:
“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen Për’puthen, dhe ndahesh…Siç kam thënë është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim sepse edhe unë do të jap variantin tim. Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në Facebook, do të bëj reagimin për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta”.

Kujtojmë se Andi “u përball” me Tean të dielën e kaluar në rubrikën “Trotuar” në Top Channel ku mes tyre nuk dukej sikur ekzistonte asnjë armiqësi apo hatërmbetje.