Pas arrestimit dy ditë më parë, Gjykata merr vendimin për Fjolla Morinën



Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar sot masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa do të llogaritet prej momentit kur këngëtarja është arrestuar. Vendimin e mori gjyqtari i procedurës paraprake Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina dhe avokatëve të saj, Fehmije Gashi-Bytyqi dhe Fanol Krasniqi. Fjolla u arrestua dy ditë më parë në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.










Kujtojmë se ajo u arrestua gjithashtu në shtator të vitit të shkuar në pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Ajo tha se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja kurorëzoi dashurinë në Maldive, gjatë kohës që ishte në kërkim. /News31