Para pak muajsh u bë nënë, Aurela Hoxha flet për herë të parë për mëmësinë: “Rri 24 orë me djalin”



Modelja Aurela Hoxha dhe partneri i saj, biznesmeni milioner nga Miloti, u bënë prindër për herë të parë rreth 4 muaj më parë. Ajo vendosi të mos postonte foto të shtatzënisë, duke u përpjekur ta mbante disi larg vëmendjes përvojën e re të mëmësisë, ndonëse pranoi në “Natën me Aulonën” se nuk ishte përpjekur vërtet ta mbante sekret. Aurela Hoxha tha se momenti kur ka parë Alaronin ka qenë më i bukuri në jetën e saj, duke shtuar se deri atë ditë nuk e kishte provuar lumturinë.





“Më duket shumë e çuditshme që jam bërë nënë, s’jam mësuar akoma. Është katër muajsh. Do guxoja të thosha që kanë qenë ditët më të bukura të jetës sime, s’kam kaluar diçka më të bukur, është e jashtëzakonshme. Nuk e kam provuar lumturinë dhe dashurinë e vërtetë derisa kam parë Alaronin. Me Alaronin jam 24 orë vetëm unë, kujdesem vetë për të”, tha modelja, duke shtuar se as të ëmës nuk ia ‘beson’ kujdesin për të birin.






“Nuk ishte e planifikuar, e kishim menduar, por ishte ideja kur të vinte të vinte. Muaji kur e zbulova se isha shtatzënë nuk e prisja, se muaj të tjerë kam bërë edhe testin, por atë muaj s’kisha shqetësime. U surprizova, qeshja, qaja”, tha Aurela, duke përshkruar emocionet për të birin.

Gjatë intervistës, ajo foli për shumëçka, nga partneri tek karriera e daljet e saj të fundit në publik. (KLIKO) Ajo shkëlqeu në Festivalin e Venecias, pak javë më parë, mirëpo kanë qenë të shumtë ndjekësit që e pyesin çfarë kërkon aty, edhe pa u prezantuar me ndonjë film. Aurela tha se jo domosdoshmërisht ky është kusht, por këtë pyetje që ia bëjnë një modeleje shqiptare, nuk ia bëjnë kurrë një modeleje tjetër të huaj, si për shembull Adriana Limës.

/News31