Ngjarje e rëndë te “Shefqet Ndroqi”, humb jetën një tjetër pacient që u hodh nga kati i tretë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë, ku një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë të spitalit “Shfeqet Ndroqi”, ndryshe i quajtur gjatë këtyre muajve si “Covid2

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet qê e kanë çuar qytetarin me inicialet L.S, të marri aktin ekstrem. Ndërkohë raportohet se 60-vjeçari nga Rrësheni kishte 10 ditë i shtruar në spital pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai ka qenë i shtruar në terapi intensive, pasi koronavirusi i kishte shkaktuar probleme me frymëmarrjen.

My Dental

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave.

Kujtojmë se ky është rasti i 5 brenda pak kohësh që pacientë, të cilët janë duke marrë trajtim për Covid-19, i japin fund jetës duke u hedhur nga katet e larta të spitaleve.

/News31

Burimi:Opinion