Orinda Huta publikon fotot emocionuese nga salla e lindjes: “Ishte një pritje e bekuar!”



Në 15 korrik Orinda Huta dhe Turjan Hyska u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Orinda solli në jetë një vogëlushe, që e quajtën Atara. Ndryshe nga shumë çifte të showbizit, menjëherë pas lindjes së saj, Turi ndau në rrjete sociale një foto me vajzën, duke i zbuluar edhe portretin e ëmbël. Gjatë këtyre ditëve të dy kanë qenë në “qiell të shtatë” dhe nuk kanë ngurruar të ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale emocionet e bukura tashmë që janë bërë tre.





 






View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Disa foto shumë emocionuese, moderatorja ka ndarë ditën e sotme. Fotot në fjalë janë shkrepur në sallën e lindjes, në spitalin “Koço Gliozheni”, ku Orinda zgjodhi të sillte në jetë Atarën. Orinda shfaqet me lot në sy krah Turit, vajzës e mjekëve të cilët i ka falenderuar publikisht.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

/News31