Opsioni i ri i Google, mund të gjeni këngën që kërkoni duke e kënduar
Google po sjell një opsion të ri, që quhet “hum to search”, që ju jep mundësinë të gjeni një këngë duke kënduar apo fishkëllyer atë pjesë melodie apo fragment që ju ka mbetur më mendje.
Opsioni i ri do të jetë pjesë e Google sot, në iOS dhe Android, por edhe tek “Google Assisant”, ku mundesh thjesht të pyesësh Google-in: “Çfarë këge është kjo?” ose të shtypësh butonin: “Kërko një këngë” dhe pastaj të këndosh atë pjesëzën e melodisë që të ka ngecur në kokë gjithë ditë.
Google do të të tregojë disa këngë, të cilat kanë mundësinë të jenë këngët që i afrohen më shumë melodisë që ti këndon dhe mjafton që të shtypësh të gjitha rezultatet dhe mund t’i dëgjosh menjëherë.
Mënyra se si funksionon, nga ana tekonologjike, është me anë të modelit të zhvilluar nga Google: Transformimi i audios në një sekuencë me numra që përfaqëson melodinë e një kënge, sekuencë që më pas krahasohet me këngë reale. Modeli është testuar me njerëzit që këndojnë një këngë, që këndojnë vetëm melodinë ose përpiqen ta imitojnë, me ata që fishkëllejnë dhe me regjistrimet profesionale në studio. Që do të thotë se ëshë e bazuar në sekuencën numerike si tekonologji dhe jo tek kualiteti i vokalit apo instrumentat. Pra, edhe nëse stononin në mënyrë të tmerrshme, duhet ta gjejë atë që po kërkoni.
Nga sot mund ta përdorni në gjuhën angleze në iOS dhe në 20 gjuhë në Android dhe në më shumë gjuhë të tjera në të ardhmen.
/News31
Burimi; The Verge