Këto opsione të Iphone telefonat Android i kanë pasur më parë

One
Telekom

Apple bëri disa njoftime të rëndësishme verën që lamë pas, duke zbuluar se do të lançojë iOS 14 për të gjithë iPhone-at dhe produktet e tjera të saj. Ndër gjërat kryesore që do të ndryshohen tek Iphone është dizajni dhe mënyra e organizmit të opsioneve dhe aplikacioneve. Programi beta I iOS 14 (program paraprak) mund të përdoret që tani nga personat që kanë iPhone, të cilëve mund t’i bëjnë disi përshtypje ndryshimet që ka pësuar. Megjithatë për personat që kanë përdorur më parë dhe Android, këto ndryshime mund të duken si “déjà vu”, pasi shumë prej tyre telefonat Android i kanë pasur prej kohësh.

Përkthimi

Facile
Facile
My Dental

Me iOS 14, Apple do të prezantojë një aplikacion “Translate” (përkthimi), që mund të përdoret edhe gjatë kohës që bisedon me dikë. Në këtë program janë të përfshira 11 gjuhë. Megjithatë telefonat Android kanë që prej marsit të këtij viti që përdorin përkthyesin e “Google” për 8 gjuhë të ndryshme, teksa bisedojnë me dikë apo shkruajnë një material.

“Widgets”

Me sistemin e ri të operimit, në faqen e parë të Iphone dhe Ipad do të përfshihen edhe Widgets, aplikacion i cili të lejon të shohësh informacione si të dhënat e motit. Më parë përdoruesit e IPhone mund ta shihnin motin vetëm në “home screen” nëpërmjet ikonave, ndërkohë Widgets të tregon më shumë detaje dhe mund të kryesh disa funksione. Në Android-in e Google, Widget kanë qenë që në 2008-ën.

App Clips (pjesë nga një aplikacion)

App Clips nga Apple do të lejojë përdoruesit që të shohin pjesë nga aplikacionet dhe t’i përdorin ato, pa qenë nevoja t’i shkarkojnë. Kjo mund të vijë në ndihmë kur thjesht doni të paguani për shërbimin e diçkaje, si biletat e një koncerti apo dërgimin e ushqimit, duke qenë se App Clips mund të lidhet direkt me Apple Pay. Google e ka prezantuar këtë opsion që në vitin 2016 me Instant Apps. Mënyra si funksionon është që në rast se përdoruesit duhet të bëjnë vetëm një veprim tek një aplikacion, të jep mundësinë ta bësh në URL-n e tij, pa qenë nevoja që ta shkarkosh.

App Library

Një pjesë tjetër e faqes kryesore, tashmë të ridizejnuar të Apple, është App Library, aplikacion që organizon të gjitha aplikacionet e tjera në grupe dhe lista. Me iOS 14 përdoruesit e Apple gjitthashtu mund të fshehin disa aplikacione nga home screen. Ky opsion është shumë I ngjashëm me App Drawer, i cili ka qenë pjesë e Android prej shumë kohësh.

Apple Maps, harta për biçikletat

Versioni i përditësuar i Apple Maps do t’i japë mundësinë përdoruesëve të udhëtojnë në një mënyrë më të pastër për mjedisin. Opsioni i dedikuar për çiklistët do t’i ndihmojë ata që të gjejnë rrugë më të thjeshta për biçikletat dhe kryesisht ku mund të shmangin pengesat si shkallët. Google Maps e ka pasur opsionin për çiklistët që në 2010.

Picture in Picture

Opsioni i ri i Apple nga iOS 14, “Picture in picture” do të lejojë përdoruesit që të shohin një video teksa hapin një tjetër aplikacion. Videoja do të bëhet më e vogël dhe do të mund të vendoset kudo në ekran. Po ashtu videoj-ja mund të largohet dhe audio-ja do të vazhdojë. Telefonat Android e kanë tashmë këtë opsion, përveç pjesës së audio-s, e cila nuk vazhdon nëse video-ja largohet.

Wind Down

Një tjetër e re tek Iphone dhe produktet Apple është opsioni “Wind Down”, që mund të ndihmojë përdoruesit të bëhen gati për të fjetur. Me anë të tij mund të vendosni orën kur doni të flini dhe të zgjoheni dhe gjatë kësaj kohe telefoni shkon menjëherë në “Do Not Distrub”, që do të thotë se nuk mund të të marrin në telefon, interneti fiket automatikisht dhe të tjera opsione si këto. Gjithashtu telefoni mund të nisë që të luajë muzikë relaksuese gjatë kësaj kohe. Google dhe telefonat Android nuk kanë një aplikacion të dedikuar për këtë, por mund të vendosësh tek to një rutinë për kohën që dëshiron të flesh në “Google Home”

Pra le të themi që e kuptuam ku Apple është frymëzuar…

/News31