Operacion anti-kanabis në Lezhë, ekzekutohet efektivi në krye të detyrës!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Lezhë. Një efektiv është ekzekutuar gjatë kohës që ishte në detyrë, gjatë një operacioni anti-drogë.
Oficeri i policisë, i identifikuar si Samir Hoxha është ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë nga trafikantët, për parcelat e drogës. Nga raportimet paraprake mësohet se një grup efektivësh po kontrollonin gjatë orëve të para të mëngjesit, kur janë sulmuar me breshëri armësh zjarri.
Për pasojë i vdekur mbeti oficeri i krimeve, 45 vjeç, trupi i të cilit është gjetur nga kolegët e tij në një kanal të zonës. 45-vjeçari, mendohet se ai është qëlluar nga një distancë e afrët duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.
Hoxha ishte me origjinë nga Puka dhe prej vitesh ishte punonjës policie në Lezhë dhe Shëngjin. Ai ishte baba i dy fëmijëve, dhe jetonte në Tiranë.
/News31