Olti Curri sqaron një herë e mirë konfliktin me Arbana Osmanin
I pyetur nga Jonida se çfarë mendimi ka për faktin se drejtimi i "Big brother VIP" i është besuar Arbanës, ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar prej saj, Olti shprehu vlerësimet maksimale."Unë nuk kam folur personalisht me Arbanën për këtë çështje. Në periudhën kur ishte Rezart Aga autor, më tha: "Të kam propozuar për të shtunën në darkë, por nuk pranon Arbana Osmani." Dhe unë kam diçka se nuk pyes pse nuk më do apo si është e vërteta. Unë flas me Arbanën nuk e di pse nuk e kam pyetur. E lashë atë sepse kisha bërë dy edicione në "Fans' club" dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë. Më pas më erdhi ftesa edhe nga presidentja e televizionit, Vjollca Hoxha, por unë vazhdova të qëndroj në "Fans' Club" mes shumë falenderimeve. Vendosa të mbetem aty dhe t'i jem besnik atij emisioni."
/News31"Shumë mirë! Është shumë mirë Arbana! I përshtatet më shumë këtij formati se Luanës(që u përfol gjatë në media se mund të prezantonte këtë format). "Big brother" do dikë që ka kaluar personazhet e njohur, ka bërë intervista, njeh situatat familjare. Aq më pak "Big brother VIP" që është shumë më i vështirë sepse VIP-at e njohin fuqinë e medias dhe personazhit. Kështu që Arbana është OK."