Olsi Bylyku do të bëhet baba për herë të parë? Flet partnerja e aktorit
Olsi Bylyku, aktori i njohur i humorit, prej disa vitesh, është në një lidhje dashurie me këngëtaren Egli Tako. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me Olsin.
Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ku ka treguar se këto kohë fle shumë gjumë, gjë që ka bërë që ndjekësit të aludojnë se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.
Një prej tyre i ka shkruar:“Më duket se po pret një beb. Ndoshta prandaj të vjen gjumë”. Mirëpo, Egli ka treguar se nuk është shtatzënë dhe ka shkruar me humor se po pret vetëm Krishtlindjet. “Hahahahah jo jo, po pres vetëm Krishtlindjet këtë periudhë”, ka thënë këngëtarja.
Olsi, nga ana tjetër, ka zbuluar në një intervistë, se bashkëmoshatarët e kanë paragjykuar që në një moshë të re (aktualisht 23 vjeç) ndërtoi një lidhje serioze. Megjithatë, ai tha se për të kjo nuk ka rëndësi, dhe se pret me kënaqësinë më të madhe që të krijojë familje me Eglin, e pse jo të bëjnë edhe dasmën.
/News31