Barack Obama nuk do do të jetë pjesë e administratës së Biden dhe shkak për këtë është gruaja e tij

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka deklaruar se pavarësisht se nuk do ta kusejë ndihmën për Joe Biden gjatë mandatit të tij si President i SHBA, rikthimin si pjesë të administratës nuk e mendon dhe për një arsye të fortë.

Në një intervistë për mediat, duke iu përgjigjur pyetjes se si do ta ndihmojë Biden kur ai të marrë detyrën e Presidentit në janar, ai tha se miku i tij nuk ka nevojë për këshilla, edhe pse nëse do duhej, do ta ndihmonte me cdo gjë. I pyetur nëse do të merrte parasysh një post në administratë, Obama u shpreh se do ta refuzonte një gjë të tillë pasi gruaja e tij, Michelle, do ta linte menjëherë.

My Dental

“Unë do ta ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme. Megjithatë nuk kam ndërmend të filloj të punoj si anëtar i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Ka disa gjëra që nuk do të bëja sepse Mishel do të më linte menjëherë.”-tha Barack me shaka,

Duket se Michelle nuk do më që bashkëshorti të përfshihet në drejtimine  vendit, mandati 8-vjecar në Shtëpinë e Badhë ka qenë i mjaftueshëm për të dhe tani do vetëm që të jetë me familjen. Kujtojmë se Joe Biden ka qenë zv.President i Obama-s dhe ata njihen vecanërisht për miqësinë e tyre.

/News31

Burimi: The Guardian