Nxënësit e shkollave fillore në Shqipëri fitojnë aftësi për shekullin e 21-të



A keni dëgjuar për mikrobit? Nxënësit e shkollës fillore në Shqipëri po. Ata mësuan të kodojnë me të.


Dhe jo vetëm kaq! Falë aftësive të reja: kodimit, zgjidhjes problemore dhe mendimit kritik, ata zgjidhin probleme specifike në mjedisin e tyre. Për më tepër, ata e shohin kodimin si të lehtë dhe argëtues, si vajzat ashtu dhe djemtë.

Gjatë dy viteve të programit rajonal “Shkollat e Shekullit 21” të zbatuar nga Këshilli Britanik me synimin për të kontribuar në zhvillimin e mendimit kritik, zgjidhjes problemore dhe kodimit midis një milion nxënësve të moshës 10 deri në 15 vjeç në të gjithë Ballkanin Perëndimor, 13,710 pajisje mikro:bit u dhuruan në Shqipëri, për aplikimin e aftësive dhe teknikave të reja në mësimdhënie, janë trajnuar më shumë se 3,089 mësues dhe 600 drejtorë shkollash. Këto janë vetëm disa nga rezultatet e programit aktualisht më të madh arsimor në rajon të shpallura me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.

Në vitin e tretë të funksionimit, programi “Shkollat e Shekullit 21” vazhdon të ofrojë mbështetje për sistemet arsimore në rajon dhe u mundëson studentëve të zotërojnë aftësi që do t’u sigurojnë atyre mundësi më të mira për përparim personal dhe punësim në të ardhmen.

“Është një sfidë e madhe për të gjithë ne sot të përgatisim fëmijët për punë që ende nuk ekzistojnë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të sigurohet aftësimi i tyre digjital, por edhe t’i pëgatisim ata me aftësitë krijuese e të menduarit kritik që janë të nevojshme për konkurrencën e tyre në tregun e punës. Për ta arritur këtë, ne dhuruam pajisje xhepi të përparuara, të programueshme, Mikrobit, mbi të cilët fëmijët nga vendet më të zhvilluara mësojnë kodimin, por gjithashtu përgatitëm trajnime për mësuesit dhe drejtorët e shkollave përmes të cilave një numër i madh i tyre tashmë kanë kaluar me sukses. – vuri në dukje Peter Brown, drejtori i Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor qëgjithashtu shtoi: “Ne jemi gjithashtu mirënjohës për Ministrinë e Shkencës, Arsimit dhe Zhvillimit Teknologjik, e cila njohu rëndësinë e projektit për përmirësimin e sistemit arsimor dhe siguroi mbështetjen e plotë në zbatimin e tij. Revolucioni i katërt industrial është duke ndodhur dhe të gjithë së bashku duhet të përgatisim fëmijët për një të ardhme të zgjuar “.

Programi tre-vjeçar rajonal “Shkollat ​​e Shekullit 21” zbatohet nga Këshilli Britanik, dhe financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Programi ka një vlerë prej 10 milion paund dhe do të arrijë çdo shkollë fillore në rajon duke ju mësuar deri në një milion studentëve aftësitë e nevojshme për profesionet e ardhshme.

Investimi në arsim dhe shkencë është strategjikisht i rëndësishëm për Shqipërinë sepse është një parakusht për digjitalizimin dhe transformimin e shoqërisë sonë. Ne jemi mirënjohës Qeverisë Britanike dhe Këshillit Britanik për mundësinë që studentët tanë të jenë pjesë e programit “Shkollat ​​e Shekullit 21” së bashku me fëmijë nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, kryesisht për kontributin e tyre unik në praktikën mësimore. Vendi ynë është në rrugën e reformës në arsim, dhe ky projekt është në përputhje me qëllimet e atij ekzistues, si dhe në përputhje me Strategjinë e Arsimit, “tha Evis Kushi, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Për të përmirësuar praktikën mësimore, programi parashikon gjithashtu një trajnim tre-ditor për një numër të caktuar të mësuesve nga secila shkollë, si dhe një trajnim dy-ditor për drejtorët e shkollave. Këto trajnime janë akredituar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kontribuojnë në zhvillimin profesional të personelit shkollor.

Teknikat dhe aftësitë në fushën e të menduarit kritik dhe zgjidhjes problemore, si dhe pajisjet e dhuruara mund të zbatohen brenda çdo lënde, jo vetëm në klasat e shkencave kompjuterike. Për më tepër, programi inkurajon krijimin e klubeve të kodimit si veprimtari jashtëshkollore në secilën nga shkollat pjesëmarrëse. Raporti midis vajzave dhe djemve që janë pjesë e këtyre klubeve të kodimit është tashmë 48:52.

Në kuadër të programit “Shkollat ​​e shekullit 21”, organizohen konkurse për fëmijëtkodim duke përdorur pajisjen Mikrobit në nivel kombëtar dhe rajonal ku fëmijët kanë mundësinë të demonstrojnë aftësitë e fituara për zgjidhjen problemore nga mjedisi i tyre dhe të fitojnë çmime të vlefshme. Deri më tani, është organizuar një konkurs rajonal, ndërsa janë organizuar dy konkurse kombëtare në Shqipëri, dhe konkursi tjetër është planifikuar për në mars.

/News31

Për të gjitha informacionet mund të kontaktoni Dorina Bengu në 069 62 30 795 ose duke dërguar një email në dorina.bengu@directmedia.al.