“Nuk të ka hije, je nëna e dy fëmijëve!”- Ky veprim i Elita Rudit nuk i pëlqen fare Gjikos



Elita Rudi dhe Gjiko janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Gjithmonë të qeshur dhe pa komplekse, ata nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale detaje nga jeta e tyre e përsitshme, qoftë në marrëdhënie me njëri-tjetrin, qoftë me fëmijët e tyre. E kështu ka bërë, moderatorja së fundmi. Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku tregon se ka kapur flokët dy bishtaleca. Mirëpo, kjo gjë nuk i pëlqen fare reperit.





Elita etiketoi Gjikon në postimin e saj ku shkruan me humor, ‘Gjiko po thotë nana e dy fëmijëve me kika nuk të kanë hije’. Teksa ka kërkuar edhe mendimin e ndjekësve. Por, sikurse ka shkruar edhe vetë Elita, shpirti nuk plaket dhe nuk ka asnjë gjë të keqe pas këtij modeli flokësh, apo çdo modeli tjetër.






/News31