“Nuk ndjeva më rrahje zemre!” Me lot në sy, Jessie J tregon se ka abortuar shtatzëninë e parë



Jessie J ka zbuluar se ka humbur fëmijën që priste gjatë shtatzënisë së parë që e ka mbajtur sekret. Sot, këngëtarja 33-vjeçare ndau në një postim emocionues në Instagram ku shkruan se kishte vendosur të lindte një fëmijë vetë pas ndarjes nga i dashuri një muaj më parë. Por, fatkeqësisht ka dështuar.





“Dje në mëngjes isha duke qeshur me një shoqe duke thënë ‘Seriozisht por si do ta kaloj koncertin tim në LA nesër mbrëma pa i thënë të gjithë audiencës se jam shtatzënë?’ Dje pasdite kisha frikë se nuk do e kaloja koncertin pa qarë. Pasi shkova për vizitën tim të tretë, më thanë se bebi nuk kishte më rrahje zemre. Këtë mëngjes ndihem sikur nuk kam kontroll mbi emocionet e mia. Mund të pendohem që e postova këtë. Ndoshta edhe jo. Në fakt nuk e di. Ajo që di është se dua të këndoj sonte. Jo sepse po e shmang pikëllimin, por sepse e di që të këndoj sonte do të më ndihmojë. Unë kam bërë 2 shfaqje në 2 vjet dhe shpirti im ka nevojë për këtë. Edhe akoma më shumë sot. E di që disa njerëz do të mendojnë se thjesht duhet ta anuloj. Por në këtë moment e kam të qartë një gjë. Kam filluar të këndoj që e re për gëzimin, për të mbushur shpirtin tim dhe terapinë e dashurisë ndaj vetvetes, që nuk ka ndryshuar kurrë dhe unë duhet ta kaloj këtë sipas mënyrës sime”- shkruan ajo.