"Nuk kthehem më aty!" Lediana largohet nga studio e "Për'puthen", gjesti që e mërziti
Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur ditën e sotme në Për'puthen dhe lidhet pikërisht me trekëndëshin Lediana-Antonela-Mevlan. Ditën e sotme u transmetua takimi mes Antonelës dhe Mevlanit.
Para transmetimit të tij, Lediana i kërkoi në fillim të emisionit falje Mevlanit, por ky i fundit surprizoi më pas Antonelën me një buqetë me trëndafila të kuq, ku kishte edhe një pusullë me një mesazh shumë të bukur. Si duket ky veprim ka mërzitur Ledianën.
Ajo ka refuzuar ta shohë takimin, duke u larguar nga studio. Lediana u shpreh se nuk mund ta ndjekë takimin, teksa Mevlani ka shkuar pas saj. “Jam e tepërt në këto momente, nuk dua fare të shoh takimin dhe kërkoj të largohem. Nuk mund ta shikoj”, tha ajo dhe u largua.
As pas transmetimit të pjesës së parë ai nuk u kthye, teksa Antonela tha se s'mund ta komentonin takimin pa të. Kështu, ajo ka kërkuar të shkojë të marrë Mevlanin.
Në pjesën e dytë të emisionit, Mevlani dhe Lediana janë rikthyer në studio, ndërsa kjo e fundit kërkoi ndjesë për largimin e saj, por tha se e kishte të pamundur ta ndiqte takimin. Ajo tha se për Mevlanin ka një pëlqim shumë të fortë dhe se ishte prekur shumë nga fjalët që Mevlani kishte shkruar për Antonelës.