NEWS 7 Shtator 2020, 15:31
(Video) Goditi arbitren me top, Novak Djokovic skualifikohet nga "US Open"
NEWS-31
Pas rreth 10 minutave diskutim mes Djokovic, arbitrit kryesor, Soeren Friemel, dhe zyrtarëve të ndeshjes, u vendos që Djokovic të skualifikohej jo vetëm nga ndeshja, por nga i gjithë kampionati. Kundërshtari i tij fitoi në tavolinë. Serbi duket se e pranoi vendimin dhe u largua. Arsyetimi qe zyrtarët dhanë për përjashtimin e tij, ishte se pavarësisht se ishte një aksident, tenisti e goditi topin me inat, në mënyrë të pakujdesshme dhe drejt e tek arbitrja, duke e lënduar. Në reagimin e tij në Twitter, Djokovic tha se ndihej i trishtuar, ndërkohë që falenderon Zotin që arbitrja qe goditi ishte mirë. Duke kërkuar falje vazhdimisht, ai tha se tani do të kthehet të stërvitet dhe të punojë, duke shpresuar që kjo eksperiencë t’i shërbejë për t’u rritur më shumë si njeri dhe si sportist. Kjo nuk është hera e parë që numri 1 i botës përfshihet në të tilla incidente, ndërkohë së fundmi ai fitoi betejën me Covid-19, pasi u shpall pozitiv gjatë turneut që organizoi në Ballkan. /News31Top-seeded Novak Djokovic was defaulted from his fourth-round match at the #USOpen after he accidentally hit a line judge with a tennis ball Sunday. pic.twitter.com/TTstxZB2Jw
— ESPN (@espn) September 6, 2020