Njohja e patentave shqiptare në Itali, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët



Ambasada italiane në Tiranë ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë përtej Adriatikut, të cilët kërkojnë që edhe tu njihet patenta. Ambasada në një postim në faqen zyrtare në Twitter njofton se marrëveshja e firmosur mes dy vendeve në mars të këtij viti dhe që hyri në fuqi në 12 korrik shumë shpejt do të nisë zbatimin.





“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre” shkruan ambasada.






/News31