GOSS-BIZ 30 Nëntor 2021, 20:38
Njihuni me yjet italianë që do të shoqërojnë Anna Gjebrean në Eurovision Junior
NEWS-31
19 dhjetori po afron dhe Anna Gjebrea po bëhet gati Junior Eurovision.
Këngëtarja e “Stand by you” ndodhet në Romë duke përgatitur performancën e saj në këtë event europian.
Aurora Scarsi, Emiliano Fiasco, Manuel Figliolino dhe Rachele Mancinotti janë balerinët që do të shoqërojnë Anna Gjebrean në Eurovision. Ata janë bashkëmoshatarë të saj, që kanë emocionuar publikun italian me performancat e tyre dhe jo vetëm.
Aurora, Manuel dhe Emiliano kanë qenë imazhe të kompanisë celulare italiane Tim, ku janë shfaqur krah këngëtares së famshme Mina, duke e shoqëruar me lëvizjet e tyre.
Kjo reklamë është realizuar nga regjisori Lucca Tomasini i cili është edhe është ideatori i performancës së Annës në Junior Eurovision.
Sa i takon talentit Emiliano Fiasco, në 14 Nëntor përloti me performancën e tij Jerry Scotti dhe ngriti në këmbë jurinë e programit “Tu Si Que Vales”. Maria De Filippi iu. bashkua tejet e emocionuar në skenë.
Aurora dhe Manuel kanë kërcyer edhe në “Balando con le Stelle” prezantuar nga Milly Carluci, madje Manuel ka provuar dhe ndjesinë e skenës së “Amici”, programit më të famshëm italian të kërcimit. Ndërkaq Rachele i bashkohet treshes për herë të parë, duke e plotësuar koreografinë surprizë të Angelo Recchia, një tjetër emër i njohur italian që vjen nga shkolla profesioniste “Amici” e Maria de Filippit. Ndaj, ne po presim performancën e Annës, ku duket se çdo element do të jetë i kuruar në detaj!View this post on Instagram