LIFESTYLE 1 Nëntor 2021, 21:40

Njëra më YLL se tjetra! Vajzat e showbizit na rikthyen në vëmendje bukurinë e veshjeve tradicionale shqiptare

Arbenita Ismajli është një nga modelet më të suksesshne shqiptare dhe ka punuar e punon me shumë brende të huaja të veshjeve. Por, bashkëpunimi i fundit ka qenë pak më i veçantë. Për herë të parë ajo është shfaqur si nuse, veshur me veshje tradicionale shqiptare dhe duket kaq bukur...

Këto foto të Arbenitës na risollën edhe një herë në vëmendje faktin se veshjet tradicionale shqiptare janë një nga elementët kryesorë të kulturës sonë. Të ndryshme për çdo krahinë, ato janë unike dhe me detaje që na mahnitin.

Janë të shumta vajzat e njohura të showbizit shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve, që kanë pozuar me krenari me veshjet tradicionale dhe askush nuk mund ta mohojë dot se duken të mrekullueshme. Kostumografia apo veshja e një populli gjithmonë është trajtuar si elementi kryesor i kulturës shpirtërore e asaj materiale të një përkatësie etnike. Po ashtu, veshja e një populli është edhe rezultat i një procesi të zhvillimit, transformimit, evoluimit dhe përsosjes gjatëshekujve.

E duke qenë se sapo ka nisur muaj nëntor, që për kombin tonë është më i veçantë se të tjerët për shkak të festave Kombëtare(28-29 nëntori) po risjellin në vëmendje disa nga fotot me veshje tradicionale të realizuara nga vajzat tona.

DUA LIPA

RITA ORA

NORA ISTREFI

ELITA RUDI

 

LUANA VJOLLCA

ELVANA GJATA

NEVINA SHTYLLA

EMINA CUNMULAJ

GRESA BEHLULI

ARIANA FEJZULLAHU

AGNESA VUTHAJ

AFRONA DIKA

/News31