Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Greqinë, ndihet dhe në Shqipëri



Një tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash në Greqi pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.


Konkretisht në Tiranë, Fier, Korçë e Pogradec, Lezhë e Sarandë, qytetarë të shumtë kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit edhe pse në vendin tonë nuk janë raportuar dëme materiale. Ndërsa në Greqi, pritet që informacionet të përditësohen në momentet në vijim.

Paraprakisht thuhet se tërmeti është me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter.

Shteti fqinj është goditur një ditë më parë nga një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, tërmet që la të paktën gjashtë persona të lënduar e shembi disa banesa. Pamjet e qytetarëve që ulërisnin dhe dilnin të tmerruar nga banesat pushtuan të gjitha mediat. Edhe lëkundjet e tërmetit të djeshëm u ndjenë në Shqipëri.