Një shëndet i mirë, një jetë e mirë! Ka vetëm një adresë që ndryshon rrënjësisht rrugëtimin tuaj 



Shëndeti i mirë është kryefjala e dekadës. Ndërgjegjësimi që njerëzit kanë së fundmi në lidhje me të ushqyerit mirë dhe aktivitetit fizik është mjaft domethënës. Megjithatë duhet ta pranojmë: Të ushqyerit shëndetshëm, të kontrolluarit vazhdimisht të parametrave dhe ruajtja e një shëndeti të mirë nuk është gjithnjë e lehtë. Një nga faktorët kryesor për këtë është jeta “fast”. Siç ekspertët tregojnë, parimi i “fast food” nuk përdoret më vetëm për të etiketuar ushqimin e shpejtë në momentin që vetë jetët tona kanë një shpjetësi të paimagjinueshme e ku bota e konsumit ta vështirëson procesin e të zgjedhurit jetën cilësore.






Megjithatë, fatmirësisht, së bashku me këtë jetën fast, teknologjia ka bërë mrekullira, duke kompesuar dëmet e duke lejuar njerëzit të gjejnë më të mirën për shëndetin e tyre edhe në mes të një kaosi. Edhe në Shqipëri, një grup njerëzish pasionantë dhe inovatorë bëjnë të mundur që të dëshiruarit për jetë të mirë (shëndet, ushqyerje dhe kontroll mbi organizmin) të kenë mundësi mjaft të mira.

Një nga web-et që mund të ndryshojë jetën tuaj (në kuptimin e parë të fjalës) është www.fithealthgroup.al. Fiksojeni mirë këtë adresë sepse do të kthehet shumë shpejt në “top” faqet të cilat përdorni për çdo ditë. Arsyet? Jua rendisim më poshtë.

Ç’është fithealthgroup.al?
Fithealthgroup.al është faqja “mëmë” e cila nëpërmjet opsioneve mjaft praktike dhe një dizajni fantastik vizual ju lejon të zgjidhni tre shërbime të cilat ju bëjnë të mbani trupin dhe mendjen ne formë duke iu ofruar një jetë të shëndetshme. Këto tre shërbime janë specifikisht; Fithealth Clinic, Fithealth Farmaci, Fithealth Catering.

Fithealth Clinic është e para klinikë në Shqipër me fokus në nutricionin klinik. Një grup fantastik mjekësh për herë të parë në Shqipëri vendosën të propozojnë protokolle nutricioni. Kjo gjë konsiston mbi ushqyerjen në mënyrë të shëndetshme me anë të protokolleve të bazuar në teknikat më të fundit shkencore. Nëpërmjet Fithealth Clinic ju mund të zgjdhni të bëni një konsultë online ose të rezervoni një konsultë në klinikë si dhe të informoheni për të gjitha shërbimet si: Shërbime të detajuara nutricioni, Vaksina anti – alergjike (imunoterapi), Analiza laboratorike, Fizioterapi dhe trajtime estetike, etj.





Fithealth Farmaci – Një farmaci me vizion të ri funksionimi, me ndërthurjen e tre sektorëve bazë të mirëqenies: medikamentet, dermokozmetika, nutricioni. Shoqëruar nga një staf profesionistësh me eksperiencë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë, pjesë e grupit FitHealth. Tashmë online për ju, shërbimi parafarmaceutik. Formula: Shpejtësi, çmimet më të mira, cilësi!

Fithealth Catering – Gjithçka duhet të dini për të provuar shijen e ushqimeve më të mira, të gstuara posaçërisht për nevojat e trupit tuaj. Ju mund të përzgjidhni Regjimin Standard, Ketogjenik, Vegjetarian, Hipokalorik, Detox apo sipas Intolerancës, të gjitha këto duke njohur në detaje trupin tuaj dhe si mund të përzgjidhni më të mirën për të.

Shëndeti i mirë duhet të jetë prioriteti ynë – mesazhi që morëm edhe gjatë periudhës së pandemisë ishte i qartë: Shëndeti është i pari. U desh ta mësonim në mënyrë të vështirë këtë, duke u përballur me humbje e kriza të mëdha por mësimi do të na vlejë me shpresë, gjithë jetën. Të ushqyerit shëndetshëm, të njohurit çfarë është e mirë apo e keqe për trupin tonë dhe nevojat që kemi tani Fithealthgroup na i ka sjellë në versionin më të lehtë me këtë website fantastik 3 në 1. “Nuk kam kohë”, sështë më opsion. Me Fithealthgroup.al, shëndeti i mirë është vetëm një klik larg – punën e bejnë profesionistët ju thjesht bëni zgjedhjen se kujt i besoni. /News31

Foto ilustruese nga: Womanitely.com